Lajme
Ministrat e mbrojtjes betohen për paqe në rajon
Ministrat e të gjitha vendet e Ballkanit kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar ngushtë për sigurinë e përgjithshme në rajon. Të gjitha shtet shprehen ambiciet për në NATO
Në konferencë me titull “Së bashku drejt paqes dhe sigurisë globale” morën pjesë përfaqësuesit nga Maqedonia, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Sllovenia, Kosova, Bullgaria, Greqia, ndërsa Serbia e ka bojkotuar konferencën.Nikoqiri i konferencë, ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Talat Xhaferi mes tjerash tha se vendet e Evropës juglindore ballafaqohen me sfida dhe probleme të sigurisë që janë të njëjta ose të ngjashme me ato të të gjitha vendeve të rajonit Euro-atlantik.
Në këtë konferencë, u paraqit edhe përfaqësuesi i SHBA-ve, ambasadori Pol Volers, i cili mes tjerash theksoi se kjo Konferencë që tashmë është quajtur A-5, me pjesëmarrjen edhe të dy vendeve tjera krahas Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kroacisë që ishin fillimisht, flet vetvetiu që të rritet bashkëpunimi, koordinimi dhe aktivitetet ushtarake, për të arritur deri në cakun e fundit-anëtarësim në NATO.
Në konferencë, me një fjalë rasti të pranishmëve u janë drejtuar edhe përfaqësuesit e NATO-së të stacionuar në Shkup. Ndërsa ministri kosovar i Forcave të Sigurisë, Agim Çeku tha se FSK është e gatshme të ndihmoj paqen në rajon, aty ku ajo është e profesionalizuar.
“Kur përmendet paqja, kjo nuk është vetëm një fjalë në letër, për paqen duhet të ngritët një themel i fortë i një bashkëpunimi rajonal dhe trans nacional”, tha Çeku duke shprehur optimizëm se Kosova në një të ardhme të afërt do të jetë anëtare me të drejta të plota në kuadër të “SHBA-Karta e Adriatikut”.
Duke përfunduar fjalën e tij, ministri Agim Çeku tha se Kosova sikurse edhe vendet anëtare të “Adriatiku 5”, kanë aspirata dhe qëllime të njëjta që të jetë mbështetës aktiv dhe kontribuuese për sigurinë Euro-Atlantike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












