Të tjera
Fillim i ri me ekip të ri për automobilistin Jasin Ferati, qëllimi mbetët i njëjtë
Për automobilistin e ri shqiptar në Zvicër, Jasin Feratin viti i ri 2019, do të nis me një fillim të ri dhe gjithashtu edhe me ekip të ri, por me qëllim të njëjtë, njofton albinfo.ch.
Tash e tutje, 15 vjeçari me prejardhje nga Gostivari me banim në Winterthur, do të garoj për ekipin gjerman “Millennium Kart”, të Stefan Bongartz-it. Testimi është bërë në Lonato për tu vendosur më pas edhe bashkëpunimi nga të dyja palët.
Për Jasin Feratin ndryshimi do të thotë edhe rikthimi te materialet e TonyKart-it.
“Si një rishtar kam mësuar dhe përfituar shumë nga ekipi profesional i Ralf Schumacher-it. Por, rezultatet nuk ishin ato që kishim shpresuar. Për shkak të ndryshimeve të shumta në stafin dhe materialin, më mungonte diçka në qëndrueshmëri. Madhësia e ekipit nuk ishte ideale për zhvillimin tim. Prandaj unë jam për sfidë të re në “Millenium”, ku si udhëheqës i ekipit do të marrë një përgjegjësi shumë më të madhe”, thotë automobilisti i ri shqiptar, Jasin Ferati.
Ferati deri më tani ishte pjesë e ekipit të SM Schumacher Racing Team, që udhëhiqet nga vellau i automobilistit legjendar, Michael Schumacher-it, Ralf.
Sida e re dhe e parë për Jasin Feratin do të jetë në Janar, kur Ferati për herë të dytë në kategorinë “OK-Senioren-Klasse”, në Adriatik në afërsi të Venedikut, në Kupën e Kampionëve të WSK (Champions Cup).
Garat e kampionatit evropian në Angerville, Genk, Kristianstad dhe Le Mans dhe Kampionatin Botëror në Finlandë Alahärma fillim të shtatorit janë disa pikat kryesore të programit intensiv për Jasin Feratin në vitin e ri 2019.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve















