Lajme
Hapet Bursa e punësimit në Prishtinë
Bursa e Punësimit është hapur për të pestën herë në Prishtinë, nën organizimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, ndërsa parashikohen të punësohen rreth 400 veta
Bursa e punësimit e cila është hapur në Prishtinë, parashikon që t’i punësoj rreth 400 punëtorë. Është kompania “Stone Castle” nga Rahoveci e cila menjëherë ka shprehur gatishmëri që në vreshtat e saj dhe podrumet e verës t’u gjejë punë rreth 250 kosovarëve nga rajoni i Dukagjinit.
Bursa e Punësimit është hapur për të pestën herë, nën organizimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ndërsa hapjen e Bursës së Punësimit e bëri ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq.
“Kjo gjë dëshmon se Kosova ka kapacitet dhe se unë nuk lodhem asnjëherë duke biseduar me faktorët si me ndërkombëtarët ashtu me vendoret se Kosova ka kapacitet por duhet vetëm organizimi, për një gjë të tillë është vetëm një hap për të zhvilluar shoqërinë moderne”, tha ministri Rashiq.
Në këtë bursë po marrin pjesë më shumë se 30 kompani të ndryshme nga gjithë Kosova, ndërkaq numri i të rinjve në kërkim të një vendi të punës ishte i madh, duke pritur në radhë me shpresë se do të gjenin ndonjë vend pune në një nga ato biznese.
“Ju sugjeroj sa më shumë konsum të prodhimeve vendore, sepse kjo nënkupton edhe hapje të më shumë vendeve të punës”, ka thënë për RTK Agim Shahinin, i cili ndërlidhi çështjen e punësimit me përdorimin e prodhimeve vendore.
Slogani “Eja Regjistrohu”, “eja Informohu”, “Punësohu”, sipas Shahinit, është slogan tradicional duke shëtitur nga qyteti në qytet nga kompania në kompani, si dhe nga punëkërkuesi në punëdhënës, ka qëllim që të dihen edhe statistikat e të punësuarve dhe të papunëve.
Breza e punësimit në edicionin e pestë, sipas tij, ka një mision të shenjtë, për të gjetur vende të reja pune në këtë kohë të krizës, e cila i ka prekur të gjitha vendet regjionale, ku edhe Kosova nuk i ka shpëtuar.
Nga ana tjetër, në kohën e krizës së hapjes së vendeve të punës, kompania “Stone Castle” nga Rahoveci, e cila po merr pjesë po ashtu në këtë Bursë, po ka problem të gjejë punëtorë. Kështu thotë përfaqësuesi i ndërmarrjes, Agron Aliçkaj.
“Kërkesat tona janë diku 250-350 punëtorë të cilat nuk po mund ti përmbushim me punëtorë nga Rahoveci, kështu që po kërkojmë ndihmë edhe nga qendrat rajonale të punësimit në Prizren e në Gjakovë për të na ndihmuar me gjet punëtorë”, ka deklaruar Aliçkaj.
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës












