Shqipëria
TV ZDF: Rinia shqiptare po e humb shpresën
Ata demonstrojnë për strehim më të mirë, biblioteka, profesorë: Studentët shqiptarë vazhdojnë të dalin në rrugë - ata luftojnë për një të ardhme
Askush nuk e mori seriozisht çështjen për një kohë të gjatë, por studentët e Shqipërisë nuk heqin dorë. Gjithashtu të hënën, qindra studentë përsëri dolën në rrugë për të protestuar kundër kushteve katastrofale të studimeve. Dhe kundër perspektivave të humbura.
Katër nga pesë të rinj shqiptarë duan të largohen nga vendi
“Pas Sirisë, Shqipëria është vendi me shifrat më të larta të emigracionit, sepse të rinjtë e kanë humbur shpresën”, thotë studenti Igli Tola për Televizionin gjerman ZDF, njofton Albinfo.ch.
Katër nga pesë të rinj shqiptarë duan të largohen nga vendi i tyre. “Nuk është çudi”, thotë Igli Tola, “njerëzve u mungojnë gjerat më elementare”.
Ndërkohë, Qeveria shqiptare po përpiqet t`i qetësojë demonstruesit dhe i ka ftuar ata të kërkojnë një zgjidhje. Por, studentët nuk duan të përfshihen – ata kanë humbur besimin në elitën politike.
Ministra me diploma të rreme doktorature
“Shumë profesorë kanë diploma të rreme doktorature, duke përfshirë dy ministra”, raporton Afrim Krasniqi, nga Instituti Shqiptar për Studime Politike. “Nxënësit kërkojnë nga kreu i qeverisë t’i shkarkojë këta njerëz, por ai nuk e bën këtë sepse janë bashkëpunëtorët e tij kryesorë”.
Për të denoncuar këto abuzime, ata dalin edhe më tej në rrugë, ndonjëherë ka qindra, ndonjëherë mijëra. Ata luftojnë për një të ardhme.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













