Shqipëria
Nga bora e madhe, mbyllen shkollat në Qarkun e Korçës
Shqipëria është përfshirë këto ditë nga reshje të dendura dëbore, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar kufizime për komunitetin në disa prej qarqeve.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile si dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura janë në kontakt të vazhdueshëm me 5 ministritë e linjës për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
Mbi dy mijë efektivë të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, punonjës të OSSHE-së dhe të shëndetësisë janë në gatishmëri të plotë për t’iu gjendur pranë banorëve për çdo problem. Në qarkun e Korçës, që përfshin qytetin e Korçës, Pogradecin, Devollin dhe Ersekën, do të mbyllen të gjithë shkollat shkaku i reshjeve të borës. Drejtoria Arsimore Rajonale në Korçë ka thënë se moti ka pamundësuar zhvillimin normal të procesit mësimor.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thekson se të gjitha strukturave shtetërore janë angazhuar maksimalisht për të qenë pranë njerëzve dhe për të lehtësuar situatën e vështirë të krijuar nga reshjet e dendura të dëborës.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile










