Kosova
Përkujtohet 20-vjetori i masakrës së Reçakut
Janë bërë 20 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.
Në përkujtim të përvjetorit të kësaj masakre, nën përkujdesjen e presidentit, krerët e institucioneve dhe partive politike e shumë qytetarë kanë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, përcjell albinfo.ch.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën e Reçakut, duke thënë se pas gjenocidit të ushtruar nga forcat serbe u zgjua tërë bota demokratike dhe vuri në lëvizje gjithë diplomacinë ndërkombëtare. “Martirët dhe dëshmorët e Reçakut janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka thënë presidenti.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se rruga e lirisë së vendit është ndërtuar nga gjaku i këtyre dëshmorëve. Ai potencoi se Kosova e 17 shkurtit do t’i ruajë kufijtë e saj.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se 15 janari i vitit 1999 është ndër ditët më të rënda, të njërit nga vitet më të rënda të historisë së Kosovës.
E kreu i VV-së, Albin Kurti, ka deklaruar se masakra e Reçakut ka vetëdijesuar ndërkombëtarët për luftën e padrejtë që i është bërë Kosovës. Kurti ka folur edhe për fillimin e Gjykatën Speciale, të cilën e ka quajtur të padrejtë dhe njëetnike. “Gjykata Speciale për Vetëvendosjen do të jetë gjithmonë e padrejtë dhe njëetnike. Mirëpo, ajo është votuar nga politikanë injorantë. Në Kosovë do të duhej të kishte gjykata që dënojnë krimet në paqe, siç është korrupsioni”, ka thënë Kurti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime













