Shqipëria
Nga sot mund të lexoni librin “Politika shtetërore për Diasporën”
Libri “Politika shtetërore për Diasporën” që nga dita e sotme mund të lexohet i plotë në faqen elektronike të ministrit të Shtetit për Diasporën, në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.
Kështu ka njoftuar ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.
“Ky libër përmbledh të plotë kornizën e re ligjore që nga krijimi i institucioneve shtetërore, shtimi i burimeve financiare, materiale e njerëzore për këtë qëllim etj.”, ka shkruar ministri.
Libri është i vendosur sipas formatit klasik të një libri, në mënyrë që të shfletohet lehtësisht.
Materialet e paraqitura në këtë botim shërbejnë për informimin e shtetasve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit mbi ecurinë e detajuar të strukturave shtetërore dhe legjislacionit të ri për marrëdhëniet me Diasporën shqiptare.
“Reforma e politikave shtetërore në fushën e Diasporës mbështetet në kërkesat imediate për implementimin e plotë të dispozitave kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por edhe me promovimin e angazhimit të Diasporës me vendin e origjinës si dhe qasjen drejt një ndërgjegjeje evropiane për rëndësinë e Diasporës në ndërtimin e urave lidhëse midis vendeve pritëse dhe vendit të origjinës etj.”, ka shkruar ministri Majko në Facebook.
Librin mund ta gjeni në këtë link: https://online.flippingbook.com/view/38625/?fbclid=IwAR1QKgAlRSLpse6x_u_jk7npmB6aitEwXydZFO7zutdRzaiO38otm5KvDPs
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












