Maqedonia
Ambasada e SHBA-së në Shkup paralajmëron për sulm të mundshëm terrorist
Pas njoftimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut për parandalimin e një sulmi të mundshëm terrorist në vend, një paralajmërim ka ardhur edhe nga ana e Ambasadës Amerikane në Shkup.
Kjo Ambasadë, përmes një njoftimi të postuar në ueb-faqen e saj zyrtare, ka paralajmëruar për një rrezik të shtuar të sulmeve terroriste të frymëzuara nga ideologjia ekstremiste në Maqedoninë e Veriut.
“Organizata terroriste dhe individë të inspiruar nga ideologji ekstremiste synojnë të sulmojnë civilët, përfshirë edhe shtetasit amerikanë që udhëtojnë jashtë vendit. Terroristët vazhdimisht e më shumë përdorin metoda më pak të sofistikuara për të targetuar turma në vende publike, përfshirë pistoleta, automjete dhe armë të ndryshme si thika e të ngjashme”, thotë ambasada amerikane, raporton Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
Ambasada thotë se sulmet terroriste dhe incidentet tjera të sigurisë zakonisht ndodhin pa ndonjë paralajmërim, dhe kërkon nga shtetasit amerikanë të jenë shumë vigjilentë.
“Ekstremistët synojnë çdo herë e më shumë të identifikojnë dhe sulmojnë ‘caqe të dobëta’, si: qendra tregtare dhe tregje, aeroporte, hotele, klube dhe restorante, vende të shenjta, shkolla, parqe, ngjarje të mëdha publike (gara sportive, tubime politike, demonstrata, ngjarje pushimi, tubime kremtimi, etj)”, thekson Ambasada e SHBA-së në Shkup.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













