Kultura
“55 Shades of Gay” e Jeton Nezirajt, në skenën e Bernës
Kjo shfaqje, me tekst të Jeton Nezirajt dhe regjisore Blerta Nezirajn, kur është dhënë në Prishtinë, si shumica e dramave të Jeton Nezirajt, ka shkaktuar një tronditje në skenën (jo vetëm) teatrore të Kosovës
Në vazhdën e një bashkëpunimi tashmë disavjeçar që teatri “Schlachthaus Theater” i Bernës ka me “Qendrën Multimedia” të Prishtinës, në fund të muajit mars në skenën e teatrit të përmendur do të jepet shfaqja “55 Shades of Gay”. Kjo shfaqje, me tekst të Jeton Nezirajt dhe regjisore Blerta Nezirajn, kur është dhënë në Prishtinë, si shumica e dramave të Jeton Nezirajt, ka shkaktuar një tronditje në skenën (jo vetëm) teatrore të Kosovës, shkruan albinfo.ch.
A është i mundur çlirimi seksual në Ballkan? Në një qytet konservativ homofob të provincës, një çift homoseksual vendos të martohet, shtron pyetjen teksti prezantues i shfaqjes në teatrin e Bernës. Ky vendim koincidon pikërisht me ndërtimin e një fabrike italiane të prezervativëve, e cila do të krijojë vende të reja pune në qytet, një projekt i BE-së ky, për të ulur shkallën prej 90% të papunësisë. Intelektualët, artistët dhe politikanët përpiqen të pengojnë këtë martesë, edhe pse martesat brenda një gjinie, nën presionin e BE-së dhe sipas Kushtetutës janë të lejuara në Kosovë.
Një farsë rreth politikave të LGBT në Ballkan dhe në Evropë: politikisht jokorrekte, argëtuese, provokative!
Shfaqja është realizuar në gjuhën shqipe dhe angleze, ndërsa për publikun zviceran do të bëhet edhe titrimi në gjuhën gjermane, njofton albinfo.ch.
“Qendra Multimedia” është një kompani bashkëkohore e pavarur teatrore nga Kosova dhe është themeluar nga Jeton Neziraj, autor dramash dhe ish-drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë. Ai konsiderohet si njëri ndër protagonistët më të rëndësishëm të teatrit kosovar dhe ka shkruar mbi 20 drama, të shfaqura tashmë në skenat evropiane dhe amerikane, e të përkthyera në 15 gjuhë. Në “Schlachthaus Theater” të Bernës Neziraj ka qenë së fundi me shfaqjen “Një pjesë teatri me 4 aktorë…” Para kësaj, në këtë teatër janë shfaqur edhe drama të tjera të Nezirajt, si “Kosovo for dummies”, Burrneshat” etj.
Shfaqja “55 Shades of Gay” do të jepet tri mbrëmje radhazi, gjegjësisht më 28, 29 dhe 30 mars (e enjte, e premte dhe e shtunë). Më 28 dhe 29 mars ajo fillon në orën 20.00, ndërsa më 30 mars në orën 19.00. Për publikun është me rëndësi të theksohet se në mbrëmjen e fundit, pra më 30 mars, menjëherë pas shfaqjes teatrale, nga ora 21, do të jepet edhe koncerti i këngëtares dhe aktores së njohur nga Kosova, Edona Reshitaj.
Autor: Jeton Neziraj; Regjia: Blerta Neziraj; Aktrojnë: Tristan Halilaj, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Semira Latifi, Verona Koxha, Luan Durmishi (vokal); Skenografia dhe kostumografia: Sebastian Ellrich; Dritat: Mursel Bekteshi, Denis Berisha; Muzika: Irena Popovic; Koreografia: Florian Bilbao etj.
Çmimet e biletave vetëm për shfaqjen janë këto: të rregullta, 25 franga; me zbritje, 20 franga dhe për të rinjtë nën moshën 16-vjeçare, 15 franga. Ato mund të blihen në arkën e teatrit ose online. Për informacione më të hollësishme: https://www.schlachthaus.ch/
(Foto: Jetmir Idrizi)
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit30 Mars 2019
- Ora19:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit24 Shkurt 2019 - 10:00
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës Në prag të çerekfinales me Argjentinën, Canal26 i kushton një profil të veçantë kapitenit shqiptar, duke... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut
















