Ekonomi
Edhe ky shtet evropian heq ‘cash’-in
Ndryshimi i ligjit do të lejonte që vetëm karburantet dhe dyqanet e veshjeve të pranojnë pagesat në dorë
Qeveria daneze po shqyrton ndryshimin e ligjeve aktuale që e bëjnë të detyrueshme që shumica dërrmuese e dyqaneve të mos pranojnë pagesat me para në dorë.
Masa është pjesë e shtytjes së Kopenhagës për një shoqëri plotësisht “cashless”(pa para) deri në vitin 2030.
Ndryshimi i ligjit do të lejonte që vetëm karburantet dhe dyqanet e veshjeve të pranojnë pagesat në dorë, transmeton ‘Scan’.
“Nëse do të dëshironi të përdorni paratë kesh, do t’ju sugjeroja të shfaqnit kërkesën në dyqanet ku do shkoni për të blerë. Besoj se bizneset i plotësojnë kërkesat e klientëve”, u shpreh ministri danez, Rasmus Jarlov, përcjell albinfo.ch.
Qeveria ka “caktuar një afat kohor 2030 për të hequr plotësisht paratë e letrës”. Pagesat e celularit dhe kartat bankare janë miratuar gjerësisht dhe janë bërë më popullore sesa pagesat në para të gatshme.
Ky trend nuk është vetëm në Danimarkë, por edhe në Suedi, Norvegji dhe Finlandë.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













