Kosova
Zëvendëssekretari amerikan, “ndërmjetësues” i Prishtinës dhe Beogradit
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, David Hale, do të qëndrojë më 8 dhe 9 mars në Beograd dhe në Prishtinë për të nxitur të dyja palët që të ulen në tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.
Në një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet se “në Beograd ai do të bisedojë me zyrtarët serbë marrëdhëniet dypalëshe dhe do të nxisë kthimin në tryezën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai do të diskutojë edhe me drejtuesit e shoqërisë civile për çështje rajonale e globale, përfshirë ndikimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor”.
Më pas, më 9 mars në Prishtinë, ai do të takojë udhëheqësit e lartë të Kosovës “për të nënvizuar mundësinë historike për të arritur një marrëveshje të plotë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për të kërkuar masa për të arritur një zgjidhje”.
Zoti Hale, i cili më parë qëndron në Londër dhe në Ukrainë, është zyrtari më i lartë amerikan që kohët e fundit viziton Kosovën për të nxitur autoritetet që të hapin rrugën për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë, të cilat janë pezulluar për shkak të kushtëzimit të tyre nga Beogradi me pezullimin e tarifave ndaj mallrave serbe, që u vendosën nga qeveria e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar.
Javën që lamë pas, dy zyrtarë të lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë qëndruan për dy ditë në Kosovë për të siguruar pezullimin e tarifave ndërsa paralajmëruan shtimin masave ndëshkuese nëse Kosova vazhdon të refuzojë kërkesat e tilla, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














