Maqedonia
Fletarrestit ndërkombëtar për Gruevskin
Gruevski që nga nëntori i vitit të kaluar është në arrati në Budapest të Hungarisë, ku edhe ka fituar azil politik
Prokuroria Themelore Publike kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot deri tek Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë dorëzoi urdhëresë për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish të punësuarin e DSK-së Nikolla Boshkovski, raporton “Alsat”.
Ata janë të dyshuar për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë gjatë 27 prillit të vitit 2017. Që të dy dyshohen për kërcënim të rendit kushtetues dhe sigurisë, përcjell albinfo.ch.
“Pas kryerjes së hetimeve paraprake, më 20 shkurt, prokurori kompetent nga Prokurorit Publik për Krimin të Organizuar dhe Korrupsionit dha urdhër për masë hetimore ndaj pesë personave, përfshi këtu edhe ndaj dy personave që nuk janë në dispozicion për autoritetet. Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup ka dorëzuar kërkesë për shqiptimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit, ku dy personave të arratisur ju shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve deri në gjetjen e tyre”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.
Gruevski që nga nëntori i vitit të kaluar është në arrati në Budapest të Hungarisë, ku edhe ka fituar azil politik, kurse Boshkovski gjendet në arrati në Greqi.
Që të dy janë të akuzuar në shumë raste të PSP-së, ndërsa Gruevski është i dënuar në rastin “Tanku”, për blerjen e makinës Mercedes në vlerë prej 600.000 eurove.
Më 20 shkurt, ish kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe dy ish-ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski u morën në pyetje si të dyshuar për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit.
Janakievski për momentin gjendet në paraburgim shtëpiak ndërsa Ristovski është në paraburgim në burgun hetimor të Shutkës, kurse Veljanovski i shpëtoi paraburgimit falë imunitetit të tij si deputet.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












