Shkurt.ch
Ushtria zvicerane ka realizuar 5.4 milionë ditë shërbimi
Zvogëlimi ka ardhur para së gjithash si rezultat i reduktimit të shërbimit të paqeruajtjes, kryesisht për shkak të uljes së numrit të ushtarëve në misionin e Swisscoy-t në Kosovë
Gjatë vitit 2018, pjesëtarët e Ushtrisë së Zvicrës marrë së bashku kanë realizuar 5.4 milionë ditë shërbimi (pune), ose rreth 170.000 ditë më pak se në vitin 2017, njofton Ministria e Mbrojtjes e Zvicrës (VBS).
Zvogëlimi ka ardhur para së gjithash si rezultat i reduktimit të shërbimit të paqeruajtjes, kryesisht për shkak të uljes së numrit të ushtarëve në misionin e Swisscoy-t në Kosovë. Po ashtu edhe anulimi i Kampionatit Botëror të Skitarisë në St.Moritz në vitin 2017, ku ishte planifikuar që ushtria të ofronte shërbimet mbështetëse, ka ndikuar në rënien e numrit të ditëve të shërbimit, transmeton albinfo.ch.
Shpenzimet për trupat (pagesa, ushqimi, strehimi, transporti, shërbimet, zhdëmtimet për tokë dhe gjësende), kanë kushtuar gjithsej 180.7 milionë franga ose 14.4 milionë më pak se një vit më parë.
Për operacionet plotësuese, rezervë, gjatë vitit të kaluar janë realizuar gjithsej 64388 ditë shërbimi, që është më shumë se një vit më parë, kur kishin qenë 63403 të tilla, përcjell albinfo.ch. Vëllimi i shërbimeve në shërbimet paqeruajtëse jashtë vendit, me 97714 ditë shërbimi ka qenë diçka më i ulët se një vit më parë, kur ai arrinte në 114.078.
Për ndihmat ushtarake në raste katastrofash, gjatë vitit 2018 janë shpenzuar 93 ditë shërbimi, që është dukshëm më pak se një vit më parë, kur kishin qenë 464 të tilla.
Për shërbime mbështetëse mbi bazë të “Urdhëresës për Mbështetjen e Veprimtarive Civile ose të Jashtëzakonshme nga Mjetet Ushtarake”, janë shpenzuar 22,331 (vitin e kaluar: 33,442) ditë shërbimi.
Në kuadrin e shërbimit policor ajror, Forcat Ajrore Zvicerane kanë bërë 16 fluturime ose intervenime të quajtura “Hot Missions”. Gjatë vitit 2017 ishin realizuar 36 misione të tilla. Veç kësaj, në vitin 2018 janë realizuar 245 “Live Missions” (kontrolle të aeroplanëve). Një vit më parë kishin qenë 292 të tilla.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës Në prag të çerekfinales me Argjentinën, Canal26 i kushton një profil të veçantë kapitenit shqiptar, duke... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut











