Shkurt.ch
Zvicra mbyll hapësirën e saj ajrore për Boeing 737 Max 8
Në hapësirën ajrore të Zvicrës zhvillohen gjithsej 2 deri në 3 fluturime të aeroplanëve Boeing 737 MAX në muaj, fluturime që operohen nga kompani të jashtme
Pas aksidentit të rëndë ajror që ndodhi dy ditë më parë, Agjencia Evropiane për Sigurinë e Fluturimeve ka mbyllur hapësirën ajrore të gjithë kontinentit për të gjithë aeroplanët Boeing 737 Max 8.
Ky bllokim i hapësirës ajrore hyn në fuqi në orën 19.00, njofton srf.ch.
Në Zvicër nuk është licencuar asnjë aeroplan i këtij tipi, bën të ditur Zyra Federale për Komunikacion Ajror Civil (Bazl), transmeton albinfo.ch. Sipas saj, në hapësirën ajrore të Zvicrës zhvillohen gjithsej 2 deri në 3 fluturime të aeroplanëve Boeing 737 MAX në muaj, fluturime që operohen nga kompani të jashtme.
Megjithatë, edhe Zvicra ka vendosur të mbyllë hapësirën e saj ajrore për këtë tip fluturakesh, ka thënë përgjegjësi për komuiniukim në Bazl, Urs Holderegger për “20 Minuten”.
Para kësaj, kanë qenë një numër i madh vendesh të botës që kanë shpallur ndalesën për fluturim të aeroplanit problematik në hapësirën e tyre ajrore. Në mesin e këtyre vendeve janë: Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Austria, Holanda etj.
Po ashtu edhe në Australi dhe në Aeroportin e Singapurit, njërin ndër më të mëdhenjtë në botë, hë për hë është ndaluar aterrimi dhe ngritja e aeroplanit 737 Max 8.
Kompania e fluturimeve me kosto të ulët “Norwegian”, njëra ndër kompanitë që kanë më së shumti në shfryxtëzim aeroplanët e përmendur, gjithashtu ka vendosur të heqë dorë nga Boeing 737 Max.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












