Shqipëria
Gjermania mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit
“Gjermania ka të gjithë vullnetin e mirë të të vijojë të asistojë Shqipërinë dhe si dashamirës i përhershëm i Shqipërisë, shpresoj për një vendim pozitiv në qershor 2019”.
Kështu deklaroi ministri gjerman i Shtetit për Çështje Europiane, Michael Roth, në takim me ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin.
Bashkëbiseduesit vlerësuan partneritetin e ngushtë në funksion të forcimit të lidhjeve BE-Shqipëri, për të cilin ministri Roth u shpreh se perspektiva europiane e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është një nga prioritetet kryesore të Gjermanisë.
Roth theksoi se Shqipëria është faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon dhe vendi duhet të vijojë punën e mirë të bërë deri tani me reformat e ndërmarra në lidhje me pesë prioritetet, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
“Procesi i Vetingut në drejtësi është një reformë e jashtëzakonshme”, tha ministri Roth.
Nga ana e tij, ministri në Detyrë Cakaj, nënvizoi se Shqipëria dëshiron të intensifikojë bashkëpunimin me Gjermaninë si partner, në përmbushjen e të gjitha detyrave që i janë caktuar për t’u integruar në familjen europiane.
Kryediplomati shqiptar Cakaj shprehu mirënjohjen e tij ndaj ministrit Roth, për mbështetjen dhe vullnetin pozitiv që ai personalisht dhe qeveria gjermane kanë treguar në çdo hap të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE- së.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë Cyrihu kryeson listën globale, duke lënë pas stacionet kryesore të Japonisë... -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant -
Ministrja zvicerane: Emigrantët janë “thelbësorë” për financimin e pensioneve shtetërore -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët














