Shkurt.ch
Politikani zviceran shkruan: “Zviceranet therrin shqiptarin e Kosovës”
David Herzog, kryetar për Cyrih i Partisë së Piratëve, një parti margjinale e Zvicrës, ka shkruar në tweeterin e tij këtë fjali: “A po e shihni edhe deklaratën e SVP-së para syve: Zviceranet therrin shqiptarin e Kosovës”
Vrasja e paskrupullt e vogëlushit shqiptar Mërgim L. nga pensionistja zvicerane ka ngjallur dhimbje e pikëllim në gjithë Zvicrën. Tek disa njerëz, krahas pikëllimit legjitim, ky krim ka nxitur edhe mllef që ndonjëherë kufizohet edhe me nxitje të urrejtjes ose me revanshizëm. Kjo shihet edhe në komentet që vijnë si reagime në forume dhe faqe facebooku, shkruan albinfo.ch.
Por, më së largu në këtë drejtim duket të ketë shkuar një politikan lokal zviceran. David Herzog, kryetar për Cyrih i Partisë së Piratëve, një parti margjinale e Zvicrës, ka shkruar në tweeterin e tij këtë fjali: “A po e shihni edhe deklaratën e SVP-së para syve: Zviceranet therrin shqiptarin e Kosovës”, shkruajnë sot mediet zvicerane.
Kjo është ajo çfarë ka shkruar Herzog neë Tweeter
Pllakati të cilit i referohet Herzog
Kjo fjali që nga publiku i gjerë u konsiderua si e padenjë dhe pa pietet në raport me tragjedinë e ndodhur, i referohet në mënyrë të qartë pllakatit të SVP-së nga viti 2011, i cili abuzonte me një sulm të kryer nga dy shqiptarë ndaj një zvicerani. Teksti i njohur i atij pllakati ishte ”Shqiptarët e Kosovës therin zviceranin” dhe ai kishte shërbyer si një moto e suksesshme për t`i mbledhur vota SVP-së për inicativën kundër migrimit masiv që ishte në vlug.
Gjashtë vite më vonë, ideatorët e këtij teksti janë dënuar për shkelje të ligjit mbi racizmin, transmeton albinfo.ch.
Mediat zvicerane, pasi e dënojnë si të pamatur këtë tweet të politikanit dhe që është edhe përgjegjës për një qark shkollor, kujtojnë se ai ka qenë i njohur edhe më parë për komente të ngjashme në mediat sociale. Një rast i tillë ka qenë në vitin 2016 kur në Rupperswil të Bernës kishte ndodhur një vrasje e katërfishtë. “Zviceranët therren mes vete…”, kishte qenë komenti i tij i konsideruar si provokim, dhe i cili po ashtu mbështetej në tekstin provokues të SVP-së nga viti 2011.
Ndërkaq Herzog nuk konnsideron të ketë bërë ndonjë gjë të keqe. Ai thotë se ka dëshiruar që, thjesht, të tregojë dhemnbjen për vogüelushuin dhe rrethin e tij, transmeton albinfo.ch. “Por mjerisht unë nuk mund ta mbuloj diskursin shoqëror”. Në tweetin e tij të radhës Herzoig ka shkruar: Merre me mend, nëse një sirian do të kishte therur një fëmijë zviceran, SVP do ta kishte të siguruar fitoren në zgjehdjet që mbahen në vjheshtë”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë Aeroporti zviceran pëson rënie të ndjeshme në klasifikimin ndërkombëtar të kënaqësisë së udhëtarëve.... -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër?












