Bota
Austria zgjat kontrollet kufitare?
Austria do të zgjasë kontrollet në kufirin me Hungarinë dhe Slloveninë së paku deri në dhjetor, duke gjykuar nga një letër e dërguar nga ministri i Policisë Herbert Kickl në KE.
Ministri Kickl si arsyetim në letrën drejtuar Komisionit, përmend një numër të vazhdueshëm të emigrantëve të paligjshëm dhe një “kërcënim të fshehtë të terrorizmit” për shkak të kthimit të mundshëm të luftëtarëve nga ish-Shteti Islamik në Siri dhe Irak, transmeton agjencia austriake e lajmeve APA.
Kickl nga e djathta ekstreme e Partisë së Lirisë (FPOe), tha se pret që numri i emigrantëve të kapur të rritet në të ashtuquajturën “rruga e Ballkanit drejt Evropës”.
Kontrollet kufitare duhej të hiqeshin më 11 maj.
Austria, Gjermania dhe anëtarët e tjerë të Shengenit vendosën kontrolle të jashtëzakonshme kufitare në 2015 pasi më shumë se një milion refugjatë dhe emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika arritën në Evropë, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Gjashtë anëtarë të zonës Shengen, përfshirë Francën dhe Suedinë, zgjeruan kontrollet kufitare nga ajo kohë, duke iu referuar arsyeve të sigurisë dhe kërcënimeve të emigracionit të paligjshëm, edhe pse Komisioni Evropian kërkon zgjidhjen e dobësive në kufijtë e jashtëm dhe rivendosjen e lirisë së udhëtimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër














