Kosova
Kurti: Lufta kundër korrupsionit, ky është patriotizmi i ri
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se rrënimi i shtetit është presidenti i vendit, ndërsa zhvatja po bëhet nga kryeministri, raporton Ekonomia Online.
Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se korrupsioni nuk ka qenë asnjëherë më transparent, sipas tij, askush nuk ankohet për mungesën e korrupsionit.
“Në Kosovë korrupsioni kurrë nuk ka qenë më transparentë. Të gjithë ankohen për korrupsionin askush për mungesën e transparencës. Shtet rrënimi është presidenti, zhvatja është kryeministri. Shtet rrënimi është në vend të shtet ndërtimit ndërsa zhvatja është në vend të zhvillimit”, ka thënë Kurti.
Kreu i VV-së, tha se pazari ku ndodhet ky pushtet është i trefishtë. Sipas tij, duhet të bashkohen të gjithë kundër korrupsionit, duke e quajtur patriotizëm të ri.
“Pazari ku ndodhet ky pushtet është i trefishtë. Për president e kryeministër, Kosova ka bajraktar fisesh. Janë të ndryshme këto fise por janë të njëjta në pasqyrë. Janë turpi ynë. Nuk na bëjnë as shtetin e as zhvillimin. Duhet ti heqim nga qafa e popullit sepse nuk ua heqim dot pasqyrën nga dora. Vetëm kur ngritej akuza nga mediet kryeministri e bën ndonjë gjest patriotik sepse e konsideron qeverisjen lojë me letra. Nuk ka zgjidhje tjetër veç të bashkohemi ndaj korrupsionit. Ky është patriotizmi i ri”, shtoi Kurti.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%















