Kosova
Protestohet në mbështetje të mësueses që u ther me thikë
Tri ditë pasi një mësimdhënëse u sulmua me thikë nga një prind në shkollën fillore “7 Marsi” në Prishtinë, mësimdhënës të kësaj shkolle, së bashku me prindër dhe nxënës, kanë protestuar në shenjë pakënaqësie me këtë sulm.
Drejtoresha e kësaj shkolle, Shpresa Çitaku, ka thënë se sulmet e këtij lloji nuk do t’i zmbrapsin ata nga mësimdhënia.
Në këtë protestë i pranishëm ishte edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, i cili ka thënë se institucionet duhet të punojnë më shumë në mënyrë që të ngrihet niveli i sigurisë nëpër shkollë.
Në këtë protestë nxënësit dhe prindërit e kësaj shkolle kanë thënë të jenë të tronditur me këtë sulm. Kolegët e mësimdhënëses Vlora Baci thanë se ajo asnjëherë nuk kishte konflikt me këtë prind, andaj ende vazhdon të mbetet i paqartë ky sulm.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA













