Bota
Dëbohen dy diplomatë suedezë nga Rusia, arsyeja viza e refuzuar e diplomatëve rusë
Rusia dëboi dy diplomatë suedezë pasi shteti skandinav refuzoi dhënien e vizave për dy diplomatë rusë, deklaroi sot Ministria suedeze e Punëve të Jashtme, një vendim që rrezikon të përshkallëzojë marrëdhëniet tashmë të tendosura mes dy shteteve.
”Rusia është kundërpërgjigjur duke u kërkuar dy diplomatëve suedezë të largohen nga Rusia’’, njoftoi një zëdhënëse e Ministrisë, e kontaktuar nga media, por pa dhënë më shumë detaje.
Ministria ruse e Punëve të Jashtme nuk ka dashur të komentojë informacionin, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Vendimi i Moskës vjen pak më shumë se dy muaj pas arrestimit në fund të shkurtit në Stokholm të një personi, e cila punonte në teknologjitë e avancuara, e dyshuar për spiunazh në Suedi në favor të Rusisë, pas rekrutimit të saj nga një agjent i shërbimeve sekrete ruse që vepronte nën mbulimin diplomatik.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












