Literaturë
Manifestimi letrar dhe konkurs letrar për mërgatë “Azem Shkreli 2019”
Lidhja Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ne Gjermani për të trembëdhjetën herë me radhë organizon Manifestimin Letrar, si dhe Konkursin letrar për mërgatë “Azem Shkreli”.
“Ftojmë të gjithë dashamirët e fjalës së shkruar shqipe nga mërgata të marrin pjesë në këtë manifestimin kulturor dhe letrar. Manifestimit tonë letrar i paraprinë fjalët përshëndetëse dhe konkurrimi me poezi përkushtuse për Azem Shkrelin qe do të shpërblehet poezia fituese. Prezantojmë tri vëllimet e fundit të veprës “Kosova” dhe Dosja B të shkrimtarit dhe historianit tonë të njohur Jusuf Buxhovi”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Nga juria e zgjedhur do të shpërblehen dy librat më të mirë të botuar vitin e kaluar me poezi dhe prozë dhe që kanë konkurruar për Konkursin letrar për mërgatë “Azem Shkreli 2019”.
Promovohen edhe dy veprat e fundit të shkrimtarit dhe luftëtarit për liri, Martin Çuni “Universi i jetës” poezi dhe “Lulet e jetës” letra nga burgu, Sead Ramadani me veprën poetike “Malli për Tokën”, si dhe Mr. Sc. Murat Ajvazi me librin e tij “Skënderbeu në Historiografinë Zvicerane”.
Të ftuarit e nderit të këtij manifestimi janë: Përfaqësuesit e shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, gjegjësisht nga përfaqësuesit e ambasadave dhe konsullatave të tyre. Shkrimtari dhe historiani, Jusuf Buxhovi, biznesmeni i suksesshëm shqiptar, Lazim Destani, si dhe Prof. Dr. i muzikës Bekim Ramadani nga Tetova.
Manifestimin tonë do ta zbukurojë ekspozita të artit pamor nga artisti ynë Ben Kamili, thuhet tutje në njoftim nga organizatorët.
Do të ketë edhe të ftuar të tjerë nga shtetet tjera evropiane dhe politikanë nga spektrat e ndryshme politike lokale dhe shtetërore gjermane.
Të pranishmit me disa pika muzikore do ti argëtojnë vëllezërit Kurtishi dhe nxënësit e shkollës shqipe me disa valle popullore shqiptare. Për të ftuarit do të kemi edhe drekë imbis.
Manifestimi mbahet me datën 26 maj 2019, duke filluar nga ora 12:30.
Adresa: “Haus Ennepetal” Gasstraße -10, 58256 – E n n e p e t a l
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit26 Maj 2019
- Ora12:30
- LokacioniHaus Ennepetal” Gasstraße -10, 58256 - E n n e p e t a l
- Data e përfundimit26 Maj 2019 - 16:00
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














