Futboll
Filloi me 5 mijë euro, ja sa do të jetë paga e tij në Fenerbahce
Vedat Muriqi është gjithnjë e më afër klubit të madh turk, Fenerbahce.
Sipas medieve turke, Muriqi tashmë ka arritur marrëveshje me gjigantin turk, pas një super sezoni me klubin e Rizespor.
Muriqi deri më tani ka shënuar 15 gola në Superligën e Turqisë dhe renditet i treti në listën e golashënuesve.
Fenerbahce është klubi që ka shfaqur interesimin më të madh për shërbimet e tij dhe tashmë pothuajse është punë e kryer transferimi i tij. Gjigantët turq kanë bërë gati një ofertë fantastike për gjigantin e sulmit. Ata do t’i ofrojnë 1.5 milionë euro në sezon.
Muriqi momentalisht fiton 500 mijë euro në sezon dhe një ofertë e tillë është e parezistueshme. Shqiptari e ka nisur me 5 mijë euro në muaj në momentin që ka shkuar për herë të parë në Turqi me ekipin e Giresunsporit, shkruan Insporti, përcjell albinfo.ch.
25-vjeçari kaloi më tej te skuadra e Genclerbirligut që i ofroi 300 mijë euro në vit, më pas tek ekipi aktual i Rizesporit me 500 mijë euro.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve














