Kosova
Ku punohet më shumë “në të zezën” në Ballkan
Studimi i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal është financuar nga Bashkimi Evropian
Punësimi informal e vendos Shqipërinë në vend të dytë në rajon, pas Malit të Zi, thotë Këshilli i Bashkëpunimit rajonal nëpërmjet platformës për punësim dhe çështjet sociale.
Kështu, sipas Këshillit, punësimi informal në Shqipëri përbën 30.3% të tregut të punës, çka do të thotë se, thuajse 1/3 të punësuar në vend, punon në të zezë, pjesërisht ose plotësisht. Të dhënat e fundit i referohen vitit 2017.
Ndërkohë, aksioni i qeverisë për të formalizuar tregun e punës ka filluar që në vitin 2015, dhe shifrat tregojnë se, rezultatet nuk janë ende aty ku duhet. Në raportin për Shqipërinë, të përpiluar që në vitin 2018 thuhet se, informaliteti më i lartë raportohet në sektorin e manifakturës, si dhe në atë të shërbimeve, me rreth 40%, transmeton “Scan”.
Sa i përket krahasimit me vendet e rajonit, Mali i Zi është i pari me 33% të punësimit, informal, më pas ndjek pikërisht vendi ynë dhe më pas Bosnje Hercegovina me 30%, përcjell albinfo.ch.
Kosova me 23%, Serbia me 20.7% dhe Maqedonia e Veriut me 18.1% mbyllin klasifikimin e vendeve të rajonit sipas peshës që informaliteti zë në tregun e punës.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%















