Shqipëria
Shqipëri: Bien investimet e pushtetit vendor, më shumë para për paga
Reforma administrative që Parlamenti miratoi në vitin 2014 nuk u ka kursyer qytetarëve para nga shpenzimet që bashkitë bëjnë për paga.
Të dhënat zyrtare tregojnë se shpenzimet, për pagat e pushtetit vendor, u rritën me 7.2 për qind gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që investimet publike të bashkive shënuan rënie dyshifrore.
Investimet e pushtetit vendor ranë me 12 për qind gjatë vitit të kaluar, teksa 61 bashkitë e vendit kanë shpenzuar më shumë për paga dhe më pak për projekte publike. Të dhënat janë raportuar nga portali i financave vendore, një platformë e cila gjurmon treguesit financiarë të bashkive dhe mënyrën se si ato shpenzojnë paratë e qytetarëve.
Sipas shifrave për vitin 2018, investimet totale të pushtetit vendor ranë në 23.4 miliardë lekë, nga 26.6 miliardë që ishin një vit më parë. Sipas treguesve, ulja e investimeve që bëjnë bashkitë nuk është diktuar nga rënia e të ardhurave. Përkundrazi, të ardhurat totale të pushtetit vendor arritën ne 82.1 miliardë lekë vitin e kaluar, duke u rritur me 2.1 për qind krahasuar me 2017-ën.
Por pavarësisht kësaj rritjeje, bashkitë kanë shpenzuar më shumë për të mbajtur personelin, por edhe për operacionet e përditshme. Sipas të dhënave, gjatë vitit të kaluar bashkitë shpenzuan 21 miliardë lekë ose rreth 170 milionë euro për pagat dhe sigurimet e punonjësve ose 7.2 për qind më shumë se një vit më parë.
Në verën e vitit 2014, Parlamenti miratoi reformën e re territoriale, e cila e ndau Shqipërinë në 61 bashki. Sipas qeverisë, reforma do të kursente rreth 80 milionë dollarë në vit vetëm nga shkurtimi i shpenzimeve për paga, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Por në fakt fondi i pagave për punonjësit e pushtetit vendor është rritur. Një pjesë e kësaj rritje është diktuar nga fakti se bashkitë tashmë kanë më shumë funksione në varësi, të cilat më parë paguheshin nga buxheti i shtetit si rasti i arsimit parashkollor apo zjarrfikësve. Por, përveç zgjerimit të funksioneve, arsyeja e dytë është se shumë bashki vazhdojnë të mbajnë një numër të lartë punonjësish, duke mos kursyer nga pagat aq sa priste qeveria kur miratoi reformën.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji Fikri Hajdari pjesë e projektit kërkimor në Universitetin e Oslos... -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë Nga sistemi politik dhe shumëgjuhësia, te Alpet, teknologjia dhe standardi i lartë i jetesës – Zvicra... -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand”














