Turizëm
Bjeshkët e Nemuna, park kombëtar i përbashkët Shqipëri-Kosovë-Mal i Zi
Me qëllim mbrojtjen e vlerave natyrore në zonën e Bjeshkëve të Nemuna, ministri i Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi, tha se autoritetet e tri vendeve, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të zi, janë në bisedime për të ofruar paketa të përbashkëta për turistët.
Klosi ka shtuar se Valbona dhe Thethi e kanë bukurinë e vet, por duhet angazhim i të gjithë aktorëve, transmeton albinfo.ch.
“Ne kemi nisur diskutimet me qeverinë e Kosovës dhe atë të Malit të Zi për të pasur mundësi që ta kemi si park kombëtar të përbashkët. Mund të jetë fare mirë një gjenezë e një turizmi të vërtetë për zonën e Alpeve”, deklaroi ai. Ministri ka bërë thirrje për investime në agroturizëm.
Por problemi kryesor, për të cilat turistët ankohen është infrastruktura e rënduar që të çon drejt Thethit dhe Valbonës.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003? Vala e të nxehtit po rikthen kujtimet e verës më vdekjeprurëse në historinë moderne të Evropës... -
Gjysma e votuesve në Zvicër janë mbi 60 vjeç -
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës













