CH-Ballkani
Shtetet më të varfra në Evropë
Shqipëria rezulton më e varfra në Evropë, me 38% të mesatares së Bashkimit Evropian
Shqipëria ka vazhduar që të jetë më e varfra e Evropës edhe në vitin 2018, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Eurostat për vendet e BE-së dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor e Turqinë.
Të ardhurat mesatare të shqiptarëve ishin sa 31% e mesatares së Bashkimit Evropian, me një përmirësim të lehtë nga viti i kaluar, kur ky tregues ishte 30%. Së bashku me Bosnjën, po me 31%, ky është treguesi më i ulët në Evropë (të dhënat e Eurostat nuk përfshijnë Kosovën).
Të ardhurat më të larta në rajon i ka Mali i Zi, me 47% të mesatares evropiane, i ndjekur nga Serbia (40%), Maqedonia e Veriut (38%). Për Turqinë, ky tregues është 65%, transmeton Monitor.
Ndërkohë, Zvicra ka një mestare shumë më të lartë në këtë aspekt apo 157 %, përcjell albinfo.ch.
Konsumi më i ulëti nga të gjithë
Ndonëse shqiptarët kanë të ardhura në nivel të njëjtë me boshnjakët, në treguesin tjetër më të rëndësishëm atë të konsumit aktual individual, që mat mirëqenien e familjarëve dhe shprehet sipas barazisë së fuqisë blerëse, Shqipëria rezulton më e varfra në Evropë, me 38% të mesatares së Bashkimit Evropian. Ky është një tregues që kosto e jetesës në Shqipëri është e lartë në raport me të ardhurat.
Për Bosnjën, konsumi individual për banor është sa 41% e mesatares së BE-së. Në të njëjtin nivel është dhe Maqedonia. Më i larti është sërish në Mal të Zi (57%), i ndjekur nga Serbia (48%).
Bazuar në vlerësimet e para paraprake për vitin 2018, konsumi individual për banor (AIC), shprehur në Standardet e Fuqisë Blerëse (PPS) ndryshonte nga 56% në 132% të mesatares së Bashkimit Evropian (BE) në Shtetet Anëtare.
Dhjetë shtetet anëtare regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE në 2018. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 32% mbi mesataren e BE. Gjermania ishte rreth 20% më lart, e ndjekur nga Austria, Danimarka, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Finlanda, Belgjika, Suedia dhe Franca, të cilat kishin nivele të regjistruara mes rreth 5% dhe 15% mbi mesataren e BE.
AIC për banor, për trembëdhjetë shtete anëtare, qëndron mes mesatares së BE dhe 25% më poshtë. Në Itali, Qipro, Irlandë, Spanjë dhe Lituani nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE, ndërsa Çekia, Portugalia dhe Malta ishin midis 10% dhe 20% më poshtë dhe Polonia, Sllovenia, Sllovakia dhe Greqia midis 20% dhe 25% më poshtë.
Gjashtë Shtetet Anëtare regjistruan AIC për banor 25% ose më shumë nën mesataren e BE. Estonia ishte 26% më ulët, Letonia dhe Rumania ishin 30% më ulët, ndërsa Hungaria dhe Kroacia kishin AIC për banor nën 40% më pak se mesatarja e BE-së dhe Bullgaria ishte 44%.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?















