Kosova
Thaçi kritikon UNMIK-un dhe EULEX-in që nuk kanë bërë asgjë për t`i ndëshkuar krimet serbe në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën “Të gjithë së bashku me një zë”, të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka thënë se shteti serb është munduar ta zhveshë identitetin njerëzor me krimet që i ka kryer, raporton albinfo.ch.
“Serbia u mundua të na zhveshë nga identiteti njerëzor me krimet e kryera, sidomos ndaj shoqërisë civile, në veçanti ndaj motrave tona”, ka thënë ai.
Thaçi ka kërkuar nga të mbijetuarit e dhunës seksuale që të mos heshtin, por të flasin sikur Vasfije Krasniqi – Goodman.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga shoqëria kosovare që të mos i stigmatizojë të mbijetuarat e dhunës seksuale, por ta mbështesë integrimin e tyre në shoqëri.
Në ndërkohë, i pari i shtetit kritikoi edhe misionet e huaja në Kosovë, si UNMIK-un dhe EULEX-in, që nuk kanë bërë asgjë për t’i dënuar kryesit e dhunës sistematike të ushtruar në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar "Mos kini frikë. Mund të merrni trajtim në spitalet tona", tha kirurgu i njohur kardiak, René... -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih














