Lajme
Papa Françesku viziton Shqipërinë
Vizitën në Shqipëri e konfirmoi vetë Papa gjatë meshës të së dielës, duke thënë se po shkon në një vend që ka vuajtur gjatë nga pasojat e ideologjive të kaluara
Më 21 shtator të këtij viti, Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë, duke u bërë papa i dytë që viziton këtë vend. Lajmin për këtë vizitë e konfirmoi vetë Françesku gjatë meshës së ditës së dielës, duke thënë se po shkon në Shqipëri për të inkurajuar një vend “që ka vuajtur gjatë nga pasojat e ideologjive të kaluara”.
24 prillin e shkuar Papa Françesku priti kryeministrin Edi Rama, i cili më pas tha për mediat se e kishte ftuar Papën për një vizitë në Shqipëri, “një vend që Ati i Shenjtë e njeh dhe dashuron”.
Nunciatura Apostolike, në një konferencë shtypi për vizitën e Papës Françesk në Shqipëri, deklaroi se vizita e Atit të Shenjtë vjen 21 vjet pas vizitës së Papa Gjon Palit II (25 prill 1993), në agimin e një dite të re për Shqipërinë pas rënies së komunizmit.
Nunci Ramiro Ingles theksoi se kji vizitë është shumë domethënëse sepse është e parë e Papës në një vend evropian. “Do të jetë udhëtimi i tij i katërt ndërkombëtar. Vizitat e tjera kanë qenë në Brazil, Tokën e Shenjtë dhe Kore”, deklaroi ai, citojnë mediet shqiptare.
Ndërsa, imzot Rrok Mirdita tha se kjo vizitë bën pjesë në atë veprimtari të Atit të Shenjtë që quhet udhëtim apostolik.
“Papa vjen për të takuar Kishën tonë, për t’u lutur me ne dhe për ne, për të na dhënë porositë e Ungjillit. Kur Papa viziton një Kishë gjatë një udhëtimi apostolik, i drejtohet realiteteve njerëzore të Kishës së atij vendi. Pranimi i ftesës është një shenjë e qartë e dashurisë së Papa Françeskut për vendin tonë”, deklaroi ai.
Ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama theksoi se ky është një privilegj i rrallë që i bëhet Shqipërisë ndaj kërkoi përgatitje sa më të mitarë të të gjithëve, për ta pritur si duhet Papa Françeskun.
“Zbritja e afërt në tokën tonë e këtij njeriu qiellor, është një vizitë që i bëhet çdo shqiptari pa dallim feje. Vizita do të bëhet në 21 shtator, ndërkohë që mes Qeverisë sonë dhe Selisë së Shenjtë, ka nisur puna për përgatitjen e saj mbi bazën e kësaj date”, deklaroi kryeministri Rama.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut Sipas paditësit, një oficer policie mashkull dhe një femër e kishin sulmuar atë pa qenë të... -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale











