Bota
Trump akuzohet edhe për racizëm
Omar dhe Tlaib, të cilat janë gratë e para myslimane të zgjedhura në Kongres, bënë hapur thirrje për hapjen e procesit për shkarkimin e presidentit
Nuk jam racist!!! Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i është kundërpërgjigjur valës së reagimeve që shpërtheu pas sulmit që ai i bëri në Twitter katër anëtarëve me ngjyrë të kongresit amerikan.
Shefi i shtëpisë së bardhë përdori të njëjtën platformë sociale për t’iu kundërvënë kritikëve, dhe shkroi: “Ato mesazhe nuk ishin raciste. Nuk kam asnjë kockë raciste në trupin tim”!! Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët pergatitet te një rezolutë që “dënon komentet raciste të Presidentit”.
Lideri i shumicës demokrate, Steny Hoyer tha se shpreson që republikanët do të vënë “vendin mbi partinë” dhe do të votojnë përkrah demokratëve për të mbështetur rezolutën, transmeton TCH.
Trump i sulmoi ligjëvënset Ilhan Omar, Alexandria Ocasio-Cortez, Ayana Pressley dhe Rashida Tlaib duke thënë se kanë nxjerrë nga goja ca nga komentet më të ulëta, më të pështira, më të mbushura me urrejtje që mund të ketë thënë ndonjëherë një politikan në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat. megjithatë, tha ai, u hapet rruga dhe Partia Demokrate i përqafon,” shkruante presidenti në Twitter, përcjell albinfo.ch.
“Komente të tmerrshme kundër Izraelit, kundër Amerikës, pro-terroristëve dhe fjalë të ndyra në publik, ndër shumë gjëra tronditëse. Por demokratët e tmerruar ia mbathin nga frika,” shkruante ai, ndersa shtonte: “nëse nuk u pëlqen këtu, le të largohen“.
Dy prej ligjvënëseve, Omar dhe Tlaib, të cilat janë gratë e para myslimane të zgjedhura në Kongres, bënë hapur thirrje për hapjen e procesit për shkarkimin e presidentit.
E-Diaspora
-
Osmani: Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ndihmës sekretaren e shtetit dhe shefen e...
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
Jeta në Zvicër
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga Floriani i vogël (10) është një tifoz i madh i Granit Xhakës: Nëntorin e kaluar, ai...
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër