Lajme
Fjalimi i Ditës Nacionale të Zvicrës,1 Gushtit, publikohet më 22 korrik
Fjalimi i presidentit Ueli Maurer është online, nga sot, 22 korrik në kanalin youtube të Këshillit Federal, shkruajnë mediet zvicerane
Në Zvicër është traditë që për nder të 1 Gushtit, që është festa nacionale e vendit, presidenti i konfederatës t`i drejtohet kombit me një fjalim festiv. Këtë do ta bënte edhe presidenti aktual, Ueli Maurer dhe fjalimi do të shikohej e shkarkohej pastaj nga të gjitha mediat, përfshirë edhe nga Youtube, shkruan albinfo.ch. Por, më 1 gusht, e jo dhjetë ditë para kohe, siç ka ndodhur sivjet!
Pra, fjalimi i Ueli Maurer është online nga sot, 22 korrik, në kanalin Youtube të Këshillit Federal, shkruajnë mediet zvicerane.
Por, nuk është fjala për ndonjë gabim teknik, thonë nga departamenti i Mauerit. Sipas tyre, është normale që fjalimi të publikohet pak më herët. Kjo pasi që, sipas tyre, fjala e presidentit u drejtohet të gjithë zviceranëve jashtë shtetit. Maurer, në fjalën e tij festive, duke iu drejtuar bashkatdhetarëve të tij jasjtë vendit, veç tjerash thotë se “nganjëherë i lakmon ata ngapak dhe se shpreson të jenë mirë”. Për të vazhduar: “Ne na lidhin vlerat e përbashkëta si historia e përbashkët mbi 700-vjeçare e shtetit të Zvicrës, ose vlerat zvicerane si përpikmëria, besimi dhe modestia… “
Në fund ai u thotë bashkatdhetarëve se i falënderon për faktin se “po e përfaqësojnë Zvicrën në mënyrë të mrekullueshme”.
Ndërkaq, në mediet sociale kanë nisur shakatë me këtë fjalim, shkruan albinfo.ch Duke iu referuar pjesës ku Maurer lavdëron përpikmërinë zvicerane, disa nga komentuesit bëjnë lojë fjalësh pasi që këtë përpikmëri e vejnë në lidhje me publikimin e fjalimit të 1 Gushtit, dhjetë ditë para kohe.
Më poshtë, fjalimi i presidentit Maurer
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













