Lajme
Kapet “Karteli ballkanik” me sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Zvicër
Një rrjet nga Ballkani (“karteli ballkanik”) është i dyshuar se e ka transportuar kokainën me aeroplanë privatë nbga Amerika Latine drejt Evropës
Autoritetet policore të disa vendeve të Evropës, të Amerikës Latine dhe të Azisë, kanë kapur një rrjet të madh droge që funksiononte në rrafsh ndërkombëtar. 16 persona janë arrestuar dhe më shumë se një tonelatë drogë e tipit kokainë është konfiskuar në kuadër të këtij aksioni ndërkombëtar me emrin e shifruar “Familia”: .
Duke qenë pjesë e hetimeve edhe policia zvicerane, ajo ka kapur në Bazel tre persona, te të cilët ka gjetur 600 kilogramë kokainë, shkruan sda.ch. Kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Zvicër, bën të ditur Zyra Federale për Polici, transmeton albinfo.ch. Droga është kapur në muajin maj por lajmi, për shkak të hetimeve, është publikuar sot.
Krahas sasisë së përmendur të kapur në Zvicër, një sasi tjetër prej 421 kilogranmësh kokainë është konfiskuar edhe në Hongkong.
Banda kishte kontrabanduar kokainën nga Amerika Latine me aeroplanë privatë drejt Evropës dhe me anije drejt Hongkongut e Makaos.
Operacioni “Familia” ishte iniciuar nga Policia Kroate në fillim tëe vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch. Pjesë e operacionit ishin, veç policisë së Zvicrës edhe policitë e Francës, Çekisë, Sllovenisë, Belgjikës dhe Italisë. Po ashtu kanë ndihmuar edhe ndjekësit e drogës nga SHBA, nga shumë vende të Azisë dhe të Amerikës Latine.
Një rrjet nga Ballkani (“karteli ballkanik”) është i dyshuar se e ka transportuar kokainën me aeroplanë privatë nbga Amerika Latine drejt Evropës.
Krahas drogës është konfiskuar edhe një sasi e madhe të hollash. Ne Kroaci, Çeki, Serbi, Slloveni dhe në Zvicër janë konfiskuar dy milionë euro para të gatshme dhe mallra luksi si orë dhe makina të shtrenjta në vlerë prej mbi një milioni frangash.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve











