Kosova
Gruaja shqiptare ka rol të rëndësishëm në diasporë
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, ka organizuar konferencën me temën “Gruaja në diasporë
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, ka organizuar konferencën me temën “Gruaja në diasporë – Digë e fuqishme kundër asimilimit”.
Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Isni Kilaj, u shpreh se kjo konferencë i kushtohet rolit të gruas në diasporë dhe rëndësisë që ka ajo në bartjen e kulturës dhe traditës shqiptar në diasporë, përcjellë albinfo.ch
“Konferenca është në kuadër të aktiviteteve që Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike këta 2 muajt e verës, është një konferencë e cila i kushtohet rolit të gruas, gruas shqiptare në diasporë rëndësisë që ajo ka në bartjen e kulturës dhe trashëgimisë sonë shqiptare, është shtylla e familjes e kombit, nëna është gjithmonë e cilësuar kështu në Kosovë dhe këtu do të zhvillohen tema që kanë të bëjnë me rolin e gruar dhe nënës shqiptare në këto kushtet e migrimit tonë në diasporë”, tha ai, shkruan EO.
Gjugjica Ramqaj, pjesëmarrëse në këtë konferencë nga Kroacia u shpreh se kjo konferencë është me rëndësi jo vetëm për njerëzit që jetojnë në Kosovë por edhe për diasporën.
“Jam anëtare në këtë konferencë, kam pasur rastin edhe vitin e kaluar këtu në të njëjtën konferencë besoj që kjo konferencë ka një vlerë të posaçme jo vetëm për ju që po jetoni në Kosovë por edhe në diasporën diaspora janë të lidhur shumë me atdheun e vet”, tha ai.
Kjo konferencë u organizua në kuadër të “Ditëve të Diasporës” që mbahen gjatë muajve të verës për nderë të diasporës shqiptare që vinë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër Kështu thotë meteorologu i njohur Jörg Kachelmann. Ndërsa studiuesit në ETH Zurich thonë se temperaturat deri... -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes -
Qumështi për foshnja me gjurmë toksine vazhdon të shitet në Zvicër -
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve












