Kosova
Jashari: Diaspora është më meritorja për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Kështu u shpreh Bekim Jashari në manifestimin qendror të organizuar nga komuna e Skenderajt
Diaspora është më meritorja në zhvillimin ekonomik të Kosovës, ajo po ndihmon në zhvillimin e saj, edhe tash më në liri. Kështu tha kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në manifestimin qendror të organizuar për nder të mërgatës, në komunën që ai e udhëheq.
“Vendlindja si gjithmonë ju pret me duar të hapura me respektin e thellë për kontributin e çmuar që keni dhënë në çdo etapë, atëherë kur Kosova jonë po përjetonte ditët më të rënda të ekzistimit të saj, por edhe tani në liri duke e ndihmuar zhvillimin e saj. Ju jeni pa dyshim më meritorët në zhvillimin ekonomik të vendit tonë duke e ndihmuar kështu edhe rritjen e nivelit të mirëqenies së qytetarëve. Ne këtu i njohim dhe e respektojmë çdo përpjekje tuaj për të ndihmuar ndryshimet pozitive në Skenderaj, në Drenicë dhe në tërë Kosovën”, tha Jashari.
Jashari tha se sot të gjithë duhet të jenë krenar me të rinjtë në diasporë, sepse sipas tij, ata me punën dhe talentin, po e përfaqësojnë më së miri Kosovën. Ministri në largim i Diasporës, Dardan Gashi tha se është nder i veçantë që edhe këtë vit përmes këtyre aktiviteteve po falënderojnë kontributin e diasporës për Kosovën.
Ai tha se vitin e kaluar, në këtë manifestim pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e institucioneve, megjithatë sipas tij, mungesën e tyre e ka zëvendësuar pjesëmarrja e ministrit shqiptar, Pandeli Majko.
“Më lejoni që edhe në emër të Republikës së Kosovës dhe të kryeministrit të Kosovës, që sot nuk patën mundësi të gjenden në mesin tonë, t’iu uroj argëtim të kënaqshëm. Siç e dini vitin e kaluar ishim këtu gjithë së bashku presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, këtë herë fatkeqësisht për shkak të situatës së krijuar nuk patën mundësi që të vijnë. Mirëpo si gjithmonë një njeri që ka qëndruar besnik Kosovës, Drenicës, Skenderajt edhe në funksionin e tij sot, Pandeli Majkom dhe besoj që do ta përmbush atë mangësi pa përfaqësuesit e institucioneve tona”, tha ai.
Megjithatë , pavarësisht se për ta nderuar një deklaratë e tillë nuk i erdhi mirë ministrit të Diasporës së Shqipërisë.”Unë në fakt nuk kam ardhur sot këtu për të zëvendësuar asnjëri nga ata që nuk kanë mundur të vijnë. Në fakt nuk kam ardhur as si ministër i Diasporës së Shqipërisë.
Kam ardhur se kam pasur dëshirë të jem, jo vetëm si shtetas i Shqipërisë, por edhe shtetas i Kosovës, këtu ndihem si në shtëpinë time”, tha ai. Majko ka shtuar se të gjithë duhet të dinë, se vendi ku po mbahet sot ky manifestim, i ka dhënë histori jo vetëm Kosovës, por të gjithë Shqipërisë. Zyrtarët e Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Diasporës, në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, gjatë ditës kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial” Adem Jashari”, në Prekaz,
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve













