Shqipëria
Dita më e nxehtë e vitit
Vera më e nxehtë në Shqipëri ka qenë në vitin 2015, duke arritur temperatura deri në 43 gradë Celcius
Vala e të nxehtit afrikan po dominon në territorin shqiptar edhe gjatë këtyre ditëve të muajit gusht.
Fundjava që lamë pas dhe dita e sotme shënuan kulmin e temperaturave më të larta të verës, plot 41.6 gradë celcius. Ndonëse pritet një normalizim i motit gjatë ditëve në vijim.
“3 valë të nxehti kemi pasur gjatë kësaj vere dhe kjo është e fundit. Parashikohet të marrë fund ditën e mërkurë, ku pritet të ketë vranësira dhe shira në territorin shqiptar, sidomos gjatë pjesës së dytë të së mërkurës, duke sjellë edhe rënie të temperaturave me të paktën 4 gradë celcius. Duke bërë që 15 ditëshin e dytë të gushtit vlerat termike të luhaten në 33 gradë afër vlerave normale klimaterike të muajit që ne ndodhemi”, thotë metereologe Adiola Bani, raporton TCH.
Për shkak të temperaturave të larta, rrugët e Tiranës i gjen të boshatisura, përcjell albinfo.ch.
Të shumtë janë njerëzit që kanë zgjedhur të shkojnë drejt plazheve për t’i shpëtuar disi të nxehtit apo të qëndrojnë brenda shtëpive për t’u ruajtur nga rrezet e forta të diellit, sidomos në orar të drekës.
Megjithatë, disa të tjerë duhet të shkojnë në punë edhe në këto ditë të nxehta vere.
Teksa qershori dhe korriku u vlerësuan si muajt më të nxehtë në Evropë gjatë viteve të fundit, nuk vlen e njëjta gjë për Shqipërinë, pasi ka parë ditë vere me temperatura më të larta në të kaluarën.
“Nuk është vera më e nxehtë për territorin shqiptar, pasi 2015 ka shënuar edhe 43 gradë celcius, por për Evropën po, është vera më e nxehtë”, thotë Bani.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë












