Kosova
Detaje rreth aksidentit të frikshëm në Suharekë
Të shtunën në mbrëmje në hyrje të qytetit të Suahrekës kanë mbetur të lënduar rëndë tre persona, pas një vetëaksidenti të shkaktuar.
Lidhur me këtë aksident kanë dhënë informacione nga Policia e Kosovës, duke treguar se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe.
Si pasojë e këtij aksidenti makina ka rënë poshtë rrugës nga një lartësi prej 2 metrash.
“Me datë 14.09.2019, rreth orës 22:50 deri te aksidenti kishte ardhur deri sa vozitësi me veturen VW Golf 4, ngjyrë e kaltër me targa vendore, ishte duke lëvizur ne rrugën Duhel-Suhareke dhe me të arritur në hyrje të Suharekës, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes humb kontrollin, ku ana e djathtë e veturës del jashtë rruge, e godet mbrojtësin nga metali të urës dhe përplaset me anën e djathtë të automjetit, duke rënë në një lartësi rreth 2 metra poshtë”, ka konfirmuar për Gazetën Express togeri Shaban Osmanollaj.
Pas aksidentit menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë ambulanca, duke i dërguar kështu të lënduarit fillimisht në qendrën emergjente në Prizren dhe më pas për në QKUK në Prishtinë.
“Si pasojë e aksidentit, vozitësi dhe dy pasagjeret me auto ambulancë dërgohen ne qendrën emergjente te Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe dy nga të lënduarit dërgohen në QKU në Prishtinë për tretman të mëtejmë, kurse njëri ndalet për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit”, ka shtuar Osmanollaj.
Në fund ai ka treguar se me hetimet e rastit po merren edhe Prokuroria, shkruan gazeta express, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













