Kosova
E kreu Fakultetin e Mjekësisë me notë 10, e nuk zgjidhet asistente!
Shqipdona Lahu, përfundon fakultetin e mjeksisë me notë 10.0, por nuk arrin të zgjedhet asistente në tri lëndët që konkuroi.
Shqipdona Lahu, studentja e cila kishte përfunduar Fakultetin e Mjekësisë më notën maksimale 10, nuk ka arritur të zgjedhet asistente në asnjërën prej tri lëndëve ku kishte konkurruar në këtë institucion.
Ajo përmes një shkrimi të publikuar në Facebook është shprehur të jetë e indinjuar, ndërsa këtë vendim të Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë e quajti të turpshëm, përcjell albinfo.ch.
“Se është kriminalizuar gjithçka në Kosovëm, u vërtetua edhe me vendimin e Këshillit të FM për angazhimin e personelit akademik, me ç’rast unë si studentja me suksesin më të lartë në studime, prej ekzistimit të këtij fakulteti, nuk zgjidhem asistente në asnjërën prej tri lëndëve ku kam konkurruar, edhe pse isha e vetmja me notën maksimale(10)”, ka shkruar ajo në Facebook.
Sic thotë Lahu, në lëndën e Anatomisë janë angazhuar dy kandidatë, por asnjëri nga ta, në dy provimet e kësaj katedre nuk ka notë më të lartë se 8.
“Është turp të anashkalohen kandidatët që në këto dy provime kanë nota maksimale! Kjo tregon se edhe këtu ka nevojë për një task-forcë për luftimin e korrupsionit, klientelizmit, krimit të organizuar dhe anomalive të tjera”, tha Lahu.
Studentja e mjekësisë thotë se kjo për të ka qenë mundësia e fundit që t`ua dëshmojë prindërve se dëshiron të qëndrojë në Kosovë, pasi që ajo ka edhe një mundësi të mirë që të vazhdojë doktoraturën në Gjermani.
“Nuk dua ta kuptoni këtë brengë si problem timin, ngase ai më së paku është imi. Kjo ishte mundësia e fundit dhe fjala që i kisha dhënë babait dhe familjes për qëndrim në Kosovë, ngase Universiteti Teknik i Mynihut më ka akorduar doktoraturën, me të përfunduar studimet. Unë jam fitimtare, ju vuani që nuk jeni si unë!”, thotë ajo
“Të gjithë ju, që në mënyrë direkte keni gisht në këto përzgjedhje, turpi u mbuloftë! Po nuk gjetët ilaç në Kosovë kur të sëmureni, sepse vetë po i largoni kuadrot, mua do më gjeni në Mynih; e unë do kujdesem për ju aq mirë, sa ndërgjegjja t’u mundojë tërë jetën.
P.S. Nga ky shkrim imi nuk duhet të ndihen të prekur profesorët e vërtetë!”, shkruan Lahu.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














