Shqipëria
“The Guardian” raporton për verërat në Shqipëri
Shqipëria mund të mos jetë e njohur për verën, por kjo gjë po ndryshon dalëngadalë
Industria e verës edhe në Shqipëri ka probleme me imazhin. Megjithatë, një brez i ri prodhuesish vere po kërkojnë thellë në depozitat e tyre të rrushit duke na treguar rezultate mbresëlënëse, shkruan gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”.
“Vendi i vetëm në botë ku mund të pini një gotë të ftohtë “Ceruja” është tek ferma Uka, një vreshtari dhe restorant biodinamik në afërsi të aeroportit të Tiranës. Afër liqenit të Ulëzës, në veri të Shqipërisë, vreshtat e pazakonta të rrushit kacavirren manave dhe vilen vetëm një herë në disa vite.
Shqipëria mund të mos jetë e njohur për verën, por kjo gjë po ndryshon dalëngadalë, pasi prodhues vere si Flori Uka, i cili ka blerë të gjithë sasinë e vjelë të rrushit ”Ceruja”, filluan të bënin emër në këtë industry, transmeton ATSH.
Vendi i pozicionuar pranë detit Adriatik, ishte i pothuajse tërësisht i paarritshëm për të huajt deri ne vitin 1991 dhe kooperativat e detyruara nga shteti (që nga viti 1950) prodhonin vetëm dy lloje verërash, te kuqe dhe të bardhë. Ditët e sotme, vendi po sheh rilindje të vreshtave të shumtë në 30 punishte të verës, përcjell albinfo.ch.
Nën hijen e kështjellës së Beratit, të ngjashme me atë të Disney-it dhe e mbrojtur nga UNESCO, Muharrem Çobo, që nga viti 1994, po rrit rrush të rrallë shqiptar. Paraardhësit e Çobos, pavarësisht se ishin prodhues të vjetër të verës, gjatë periudhës së komunizmit e kishin të ndaluar të prodhonin verë. Ai po fiton kohën e humbur duke eksperimentuar me disa “mikro-fermentime” prej 100 shishesh çdo vit.
Nga një vresht i vetëm, Çobo ka rilindur një tjetër lloj rrushi kacavjerrës, të quajtur Puls i Bardhë. Ka shijen e fortë të agrumeve dhe aromën e zjarrit që kombinohet me ullinjtë e Beratit, të cilët ai i shërben gjatë degustimeve të verës në qilar. Pas marrjes së mostrës së rozesë së tij të gazuar 12-ditëshe, hapim një shishe ”Shendeverë”, me një shije shpërthyese të fermetuar si shampanja, që është më e mirë se çdo gjë që kam provuar.
Megjithatë këtu ende ekziston problemi i markës. Flori Uka thotë: “Kur kam prezantuar verën e fermës Uka në restorantet e qytetit më thonin ‘aa, është prodhim shqiptar, do të paguajmë vetëm 2 euro për shishe.’ Çdo vit Shqipëria prodhon vetëm një milion shishe verë në një vend me tre milionë banorë, teksa importojmë 50 milionë euro verë italiane.”
Por, me këtë brez të ri prodhuesish vere, kjo situatë nuk do të vazhdojë gjatë”, përfundon “The Guardian”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare Një studim i fundit tregon se një në pesë persona mbi moshën 65 vjeç në Zvicër... -
Magic Pass vazhdon zgjerimin, por disa qendra skijimi mbeten jashtë -
UDC nis fushatë për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” -
Zvicra paralajmëron për rreziqet e biçikletave elektrike dhe skuterëve elektrikë -
Si t’i kapërceni pengesat me të cilat përballet çdo njeri gjatë integrimit në Zvicër












