Kosova
Rast i rëndë në Cyrih: Ndahet nga jeta djali, pas pak ditësh edhe babai
Nga pikëllimi për humbejn e të birit, pesë ditë më vonë pëson sulm në tru dhe vd es edhe i ati, Hamëz Neziraj, i lindur në vitin 1967, ish luftëtar i UÇK-së, veteran i luftës
Dy raste të rënda kanë goditur ditë më parë familjen Neziraj nga Dobidoli i Rahovecit të Kosovës, azilkërkues në Zvicër. Së pari, siç merr vesh albinfo.ch nga burimet e afërta me familjen, më 21 shtator djali 20 vjeçar Lirim (Hamëz) Neziraj, i sëmurë nga epilepsia dhe autizmi, ka humbur jetën nën rrotët e trenit në Oerlikon të Cyrihut.
Qendra e azilit ku banonte familja Neziraj ishte shumë afër binarëve të trenit dhe ndër pikat e rralla ku nuk ka të vendosur ndonjë mburojë.
Nga pikëllimi për humbejn e të birit, vetëm 5 ditë më vonë pëson sulm në tru dhe vd es edhe i ati, Hamëz Neziriaj i lindur në vitin 1967, ish luftëtar i UÇK-së, veteran i luftës.
Është e habitshme se si shtypi zviceran nuk e ka regjistruar me asnjë fjalë rastin tragjik të vd.ekjes aksidentale të të riut, ndërkohë që lajme edhe për aksidente shumë më të lehta gjejnë vend në mediat e këtushme.
Tragjedia e rëndë e familjes Neziraj ka ngjallur dhembje dhe ndjenjën e solidaritetit të bashkatdhetarëve tanë me qëndrim në Zvicër. Kështu, siç merr vesh albinfo.ch. pak pas ngjarjes është iniciuar një aksion për grumbullimin e mjeteve për dërgimin e kufomave për varrim, në vendlindje.
Për shkak të statusit të tyre si azilkërkues, pjesëtarët tjerë të familjes, nëna, një vajzë dhe një djalë, nuk lejohen të shkojnë në Kosovë për të marrë pjesë në varrim.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027














