Shqipëria
Shqipëria, në mesin e 20 vendeve që po humbin më shumë popullsi
Lëvizjet në masë të emigracionit që janë vënë re në dekadat e fundit e kanë ndryshuar botën në mënyra të ndryshme.
Vende si Britania janë përpjekur të largohen nga BE-ja me emigrimin si një nga arsyet kryesore, ndërkohë vende të tjera vuajnë largimin e popullsisë, gjë që krijon probleme të tjera.
Po cilat janë vendet që po humbasin më shumë popullsi? Kjo është renditja e Bankës Botërore për vitin 2018, përcjell albinfo.ch.
Në vend të 20-të është Rusia. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte 0.01%, 101.2% më pak se rritja e popullsisë botërore. Në vend të 19-të, Moldavia. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte 0.09%, 108.4% më pak se rritja e popullsisë botërore.
Në vend të 18-të, Bjellorusia. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.14%, 112.2% më pak se rritja e popullsisë botërore. Në vend të 17-të, Italia. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.17%, 115.7% më pak se rritja e popullsisë botërore.
Në vend të 16-të, Portugalia. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.23%, 119.6% më pak se rritja e popullsisë botërore. Në vend të 15-të, Hungaria. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.27%, 122.7% më pak se rritja e popullsisë botërore.
Në vend të 14-të, Japonia. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.20%, 118.3% më pak se rritja e popullsisë botërore. Në vend të 13-të, Shqipëria. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.25%, 122.3% më pak se rritja e popullsisë botërore.
Greqia renditet e 12-ta. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.25%, 122.7% më pak se rritja e popullsisë botërore. Në vend të 11-të, Ukraina. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.47%, 142.1% më pak se rritja e popullsisë botërore.
Serbia është e dhjeta. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.55%, 149.9% më pak se rritja e popullsisë botërore. Në vend të 9-të, Rumania. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.58%, 152.4% më pak se rritja e popullsisë botërore.
Bullgaria renditet e teta. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.73%, 166.2% më pak se rritja e popullsisë botërore, pasuar nga Letonia në vendin e shtatë. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.81%, 173.2% më pak se rritja e popullsisë botërore.
Në vend të 6-të, Bosnjë e Hercegovina. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.83%, 174.6% më pak se rritja e popullsisë botërore. Në vend të 5-të, Kroacia. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.86%, 177.7% më pak se rritja e popullsisë botërore.
Siria është e katërta. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.95%, 185.9% më pak se rritja e popullsisë botërore. Në vend të 3-të, Nauru, i cili shtrihet në Oqeanin Paqësor. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -1.34%, 221.3% më pak se rritja e popullsisë botërore.
Lituania është e dyta në renditje, ku rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -1.38%, 223.8% më pak se rritja e popullsisë botërore, derisa në vend të parë është Venezuela. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -1.79%, 261.8% më pak se rritja e popullsisë botërore.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite















