Kosova
NISMA kërkon rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet
Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka mirëpritur vendimin e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve për rinumërimin e votave në 303 vendvotime. Mirëpo ai ka thënë se ky vendim është i mirë, por i përgjysmuar sepse, siç thotë ai, duhet të bëhet rinumërimi i të gjitha kutive.
“KQZ mori vendim ashtu siç kemi kërkuar ne, edhe pse PZAP e ka refuzuar këtë gjë, KQZ ka pranuar gabimin, të cilat kanë prodhuar gabime në bartjen e të dhënave. Ne nuk kemi përfaqësues në KQZ, por e kemi ngritur shqetësimin përmes konferencave.
Ne nuk jemi duke e kundërshtuar daljen e qytetarëve në zgjedhje, por problemet kanë filluar në momentin kur votat kanë hyrë në kuti. Në formularë është krijuar një kaos i vërtetë përmes gabimeve dhe po ashtu ka krijuar shtrembërim të rezultateve.
Ne mendojmë dhe jemi të bindur që jo vetëm 303 formularë kanë gabime, por të gjitha formularët kanë gabime, e që i bie që të gjitha kutitë të shkojnë në rinumërim”, ka thënë Sherifi.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, koalicioni Nisma-AKR-PD nuk ka arritur pragun prej 5 për qind sa kërkohet për të qenë pjesë e Kuvendit, ky koalicion ka marrë 39 mijë e 495 vota, apo 4.96%. VV ka fituar 25.49 për qind të votave, pasur nga LDK me 24.82 për qind të votave, ndërsa PDK ka dalë e treta.
Numërimi i votave të rregullta të zgjedhjeve të 6 tetorit ka përfunduar, mirëpo ende të panumëruara janë votat e diasporës, të cilat janë mbi 30 mijë. Një ditë më parë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë për rinumërimin e të gjitha votave në nivel vendi, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













