Kosova
Osmani: Me VV-në kemi arritur vetëm marrëveshje për të negociuar
Osmani thotë se nuk mund të shkojnë në bashkëqeverisje nëse kanë ide të kundërta mes vete
Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila sot parimisht u dakordua me Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje për të shkuar në koalicion që do ta përbënin qeverinë e ardhshme, ka thënë se megjithatë janë në pritje të numërimit të votave të mbetura dhe të kuptohet përfundimisht gjithçka mes tyre.
“Kemi pritur të jemi shumë më përpara, por tash duhet të presim rezultatin final dhe të dihet ku janë këto dy parti”, tha ajo në KTV.
Sipas Osmanit, që ishte kandidate për kryeministre nga LDK-ja, tha se pas numërimit të të gjitha votave “do të përpiqemi të arrijmë një marrëveshje me Vetëvendosjen”.
Osmani ka folur për takimin e sotëm që zhvilloi me Kurtin, por thotë se s’ka asgjë konkrete dhe me VV-në kanë arritur vetëm marrëveshje për të negociuar.
“U morëm vesh të tentojmë të arrijmë një marrëveshje, gjatë këtij takimi të dy palët treguam vullnet të mirë për të bashkëqeverisur e për të negociuar. Por, asgjë s’kemi arritur deri tash. Kemi arritur vetëm marrëveshje për të negociuar”, tha ajo.
Kandidatja për kryeministre e LDK-së tha se “s’shohim partner tjetër bashkëqeverisës”.
“Nëse nuk arrijmë assesi mes nesh, normalisht që opozita është opsion. Nga ana tjerë ka vullnet të plotë të arrihet një marrëveshje por s’mund të them cili është rezultati përfundimtar sepse është herët dhe po presim edhe rezultatet përfundimtare”, tha ajo.
Për momentin, tha ajo, ka vullnet të mirë për bashkëqeverisje. Shprehet optimiste që gjatë rrugës mos të prishet asgjë, por thotë se VV-ja “duhet ta dijë se kur të ulemi për të biseduar të ulemi si të barabarta”.
Osmani thotë se nuk mund të shkojnë në bashkëqeverisje nëse kanë ide të kundërta mes vete, përcjell Albinfo.ch.
“Ne synojmë ta bëjmë qeverinë sa më shpejt, por mos të ketë iluzione se kjo është diçka e thjeshtë”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














