Kosova
Albin Kurti e Vjosa Osmani thyejnë rekord me votat e tyre
Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmani e LDK-së kanë thyer rekordin e deritashëm për numrin e votave brenda subjektit të tyre duke qenë bartës të listës
Ndonëse Komisioni Qendror Zgjedhor ende s’ka shpallur zyrtarisht numrin e votave të kandidatëve, një burim në Lëvizjen Vetëvendosje i ka thënë portalit Koha.net se Kurti, pa votat e diasporës dhe pa ato me kusht, ka marrë 167 mijë vota.
Ndërkaq, në rrjetet sociale aktivistë të Vetëvendosjes kanë njoftuar se Kurti në përgjithësi i ka marrë 185 mijë vota e Vjosa Osmani 162 mijë. Në bazë të këtyre votave, të dy arrijnë 82.2 për qind.
Njohësi i çështjeve zgjedhore Albert Krasniqi, ka publikuar një grafikon, ku janë paraqitur votat e kandidatëve për kryeministër prej vitit 2010, pa këto të fundit.
Sipas tij, një prej arsyeve kryesore që ndikon në përcaktimin e votuesit është lideri i partisë politike, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?














