Kosova
Hasani: Procesi i zgjedhjeve mund të zgjasë me muaj të tërë
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se ka përpjekje për të zvarritur procesin e certifikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Gjithë këto vonesa, sipas tij, janë të qëllimshme për arsye politike që priten këtë proces ta stërgjatin me muaj të tërë
Hasani thotë se në bazë të dinamikës, zgjedhjet do të duheshin të përmbylleshin më 25 tetor. Ndërkaq sa i përket kontestimeve për mosnumërimin e votave të ardhura nga Serbia, Hasani pohon se janë politike, për arsye se me numrin e tyre rritet trupi zgjedhor dhe Nismës i rritet pragu, shkruan indeksonline.
“Ajo çka është e çuditshme është që procedurat po shihen qartë që ka një zvarritje më të madhe se gjitha herët tjera, kjo është për t’u shqetësuar se mund të prodhojë kontestime, probleme. Procedurialisht janë çështje ligjore që duhet parë nga afër afatet. Por instanca e fundit për certifikim është Gjykata Kushtuese, pa u kryer edhe atje procedurat nuk mund të bëhet certifikimi. Besoj që dinamika ka qenë me u mbyllë me datën 25 të këtij muaji. Por unë kam frikë që kjo punë do të zgjatë. Ende nuk kanë filluar procedurat e një kontestimi formal që mund të marrin muaj të tërë…ai kontestim shihet qartë se është politik, sepse me të rritet trupi zgjedhor. Për pasojë, dikujt i rritet pragu, dikujt i rregullohet ose i ruhen mandatet. Kjo çështje është e pastër politike”, thotë Hasani.
Hasani pohon se përfshirja e Listës Serbe në qeverinë e ardhshme është detyrim kushtetues dhe sipas tij pa pëlqimin e kësaj partie është problem me u imponuar ministra.
Për numrin e ministrive të qeverisë së ardhshme, Hasani thotë se numri 12 është aktuali për popullsisë e Kosovës, teksa theksoi nevojën që të bëhet një analizë e mirëfilltë se cilat ministri duhet të shuar dhe rintegruar.
“Për numër të popullsisë edhe në Kushtetutë kur është caku numri 12 është numër i arsyeshëm i dikastereve që mund të mbulojnë për këtë numër të popullsisë. E kundërta do të ishte e paarsyeshme siç është vepru me numër të madh të ministrive. Mendoj që ajo praktik është mirë me u ndërpre”, thotë ai, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?













