Të tjera
Edhe një ekip serb nuk lejohet të hyjë në Kosovë
Skuadrat serbe duan të luajnë pa leje në Kosovë, derisa një tjetër nuk është lejuar të hyjë, madje skuadra serbe nuk u nis fare, pasi kuptoi vendimin e Policisë
Policia e Kosovës nuk ka lejuar që në vendkalimin kufitar në Brnjak të Zubin Potokut të futet skuadra e të rinjve Ras nga Novi Pazari.
Pionierët dhe kadetët e kësaj skuadre në Mitrovicën e Veriut do të luanin me moshatarët e tyre të “Trepçës”, përkatësisht “Poletarac”, raportojnë mediat në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Mediet serbe shkruajnë se në kuadër të javës së tretë të Ligës ndër regjionale ishte planifikuar të zhvillohet edhe ndeshja Trepça-Novi Pazar, por skuadra serbe as nuk është nisur fare, pasi e ka kuptuar se nuk do të lejohej të hynte në Kosovë.
Trajneri i skuadrës “Poletarac” nga Mitrovica e Veriut, Sasa Trpkovic, ka thënë për “Kosovo Online” se ky vendim është i pakuptueshëm.
“Është e pakuptueshme që fëmijëve t’u ndalohet të luajnë e të shoqërohen. Na mbetet që të gjitha ndeshjet t’i zhvillojmë jashtë Kosovës si mysafirë. A thua sportistët tanë nuk e kanë merituar të kenë përkrahjen e qytetit të tyre, familjarët, shokët…”, ka pyetur Trpkovic, duke shtuar se veprime të tilla mund të ndikojnë në largimin e të rinjve, durimit të të cilëve i ka ardhur fundi.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve










