Kosova
Thaçi: Mosliberalizimi i vizave, shkaku i mosunitetit evropian
Thaçi ka thënë se Kosova dëshiron të besojë se BE-ja do të fillojë të ndryshojë pozitivisht për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ka njoftuar për takimin që ka pasur javën që lamë pas me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Frederica Moghernini, dhe me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Ai thotë se të gjithë të pranishmit kanë shprehur përvojat e punës dhe “eksperiencat e mira, por edhe ballafaqimet që kemi pasur për të ardhmen evropiane të vendeve tona”.
“Ishte konkludim i përbashkët i liderëve të Ballkanit Perëndimor, një zhgënjim masiv mund të themi i mosangazhimit konkret të BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor, zhgënjim që përcillet edhe në Kosovë në veçanti për mosliberalizimin e vizave, kur ne kemi përmbushur të gjitha kriteret”, ka thënë Thaçi në këtë video-mesazh, raporton Koha.net.
Kjo, sipas tij, po ndodh për shkak të mosunitetit evropian, e jo që Kosova nuk i ka zbatuar të gjitha kriteret.
“Por ne e kemi vetëm një të ardhme, atë evropiane, andaj Bashkimi Evropian, liderët evropianë, në këtë kohë të mosvizionit të tyre duhet të dëshmojnë se nuk do të bëjnë gabimet e liderëve të fillimviteve të ‘90-ta të BE-së, në kohën e fillimit të krizës jugosllave. Sepse, gjithmonë në Ballkanin Perëndimor ka potenciale të rrezikshme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, ka deklaruar presidenti.
Thaçi ka thënë në fund se Kosova dëshiron të besojë se BE-ja do të fillojë të ndryshojë pozitivisht për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime Mes pasigurisë së vazhdueshme gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe çmimeve në rritje të karburantit për... -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
SHBA fillon hetime kundër Zvicrës për tregti të padrejtë













