Kosova
A është futur kontrabandë luani në Gjilan?
Pronari thotë se e solli me letra. Dogana dhe Agjencia e Veterinarisë kanë dyshime se luani është futur kontrabandë në Kosovë
Restoranti në fshatin Stançiq të Gjilanit është vend atraktiv i njohur për turistë. Kjo për shkak se në oborrin e këtij restoranti mbahen lloj-lloj kafshë të egra ndërsa para dy javësh, këtij vendi iu shtua edhe një luan. Nuk dihet ende se nga erdhi ky luan, shkruan gazetaexpress.com.
Luani mbahet në kafaz si atraksion turistik, mirëpo vizitimi i tij është i pamundshëm.
Punëtorët e këtij restoranti nuk lejuan që televizioni T7 të filmojë kafshën e egër, ndërsa ka dyshime se luani që qëndron këtu është futur kontrabandë.
Këto dyshime i ka ngritur Dogana e Kosovës.
“Sa i përket kësaj çështje dogana dje pas pranimit të informatës nga mediat ka inicuar rastin për hetime nga ana jonë si rast i dyshimtë për kontrabandën. Gjithashtu dogana do të bashkëpunoj me autoritetet relevante si agjensionin e veterinarisë dhe Policinë e Kosovë”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës.
Madje, dyshime kanë edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
“Po, posa kemi pranuar informatën ne si agjenci kemi dërguar inspektoret ne vend ngjarje. Eshte konstatuar se aty gjendet nje luan i cili nuk posedon dokumentacion përcjellës mbi origjinën dhe ne si autoritet kontrollojmë vetëm importet zyrtare, ato qe lajmërohen ne dogane. Ky nuk i eshte nënshtruar kontrollit kufitar. Jemi duke shqyrtuar te gjitha mundësitë qe per fatin e kafshës te vendosim ne baze te ligjeve ne fuqi”, ka thënë Lamir Thaçi, nga AVUK
Por, të kundërtën e kësaj e pohon menaxheri i këtoj restoranti.
Megjithëse ai nuk deshi të flasë para kamerës, tha se i ka të gjitha dokumentacionet e nevojshme që vërtetojnë se luanin e morën në mënyrë të ligjshme.
Ndërkohë, disa nga banorët e zonës kanë pasur fatin që ta shohin tashmë këtë kafshë që mbase më parë nuk është hasur në Kosovë.
Reagim për mbajtjen e luanit pati edhe nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.
Ata kërkuan nga institucionet shtetërore që ta largojnë luanin nga ai vend sa më shpejt që munden.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













