Kosova
Deputetja nga Shqipëria: Albin Kurti, shqipja dhe shqiptaria
Deputetja nga Shkodra, e njohur edhe si studiuese, Ledi Shamku, është e mahnitur nga një intervistë, në të cilën ishte i ftuar lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti në një emsion në Shqipëri.
Më poshtë mund ta gjeni postimin e saj të plotë:
“Sonte isha mbështjellë me heshtjen time të brendshme, të cilën e kam aktivizu për me dëgju saktë çdo fjalë nga jashtë. Pra po ngrija tryezën e darkës, ndërkohë që mbaja vesh lajmet po ashtu të darkës.
Gazetarja intervistoi Albin Kurtin e Albini nisi me folë.
Ngrita kokën. Veshi im i mësuar të kapë detaje gjuhësore të veçanta, të pazakonta apo të rralla, sapo kishte rënë në diçka të rrallë: Albini çdo pyetjeje i përgjigjej duke përdorur NA – trajtë e shkurtër e përemrit vetor NE.
Veshi m’u rrëmbush nga NA-ja e Albinit si:
- Na ka goditë tërmeti
- Na ka ba shumë dame
- Na kanë vdekë njerz e madje na kanë mbetë edhe fëmijë.
- Kena shumë nevoja, por shtetet e tjera na kanë ardhë shpejt në ndihmë.
Të gjitha këto NA Albinit i dilnin krejt natyrshëm, siç i dalin dikujt që po flet për veten brenda një bashkësie të cilën nuk e ndan nga vetja. A më saktë veten nuk e ndan nga bashkësia. Për Albinin s’kishte “unë Kosova” dhe “ajo Shqipëria”, por mesa duket kishte Ne Shqiptaria. Nuk i erdh me thënë “Shqiperia u godit nga tërmeti”, por “Na ka godit tërmeti”. Ne na ka goditë, ne! Se jemi NE. Jemi vetë e parë numri shumës, pra jemi veta e vetes, veta e kombit.
Dhe është i pari dhe i vetmi politikan shqiptar të cilit i buron vetiu veta e vetes: NE
Albin, e troshite sonte heshtjen time të brendshme! E troshite për mirë! E mira t’ndjektë, madje e mira t’priftë! E mira jonë”, përfundoi deputetja Shamku. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit













