Kosova
Cakaj: FSK meriton mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka thënë se mes konsideratave më të larta e falënderimeve më të mëdha për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë që prej orëve të para pas tërmetit, përtej çdo mëdyshje, Forca e Sigurisë së Kosovës meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës.
Ai ka thënë se shërbimi i pjesëtarëve të FSK-së në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më të lartë, njofton Klan Kosova.
Më poshtë mund ta gjeni postimin e tij të plotë
“Mes konsideratave më të larta e falenderimeve më të mëdha për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë që prej orëve të para pas tërmetit, përtej çdo mëdyshje, Forca e Sigurisë së Kosovës meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës
Shërbimi i tyre këto ditë në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më të lartë!
Në fakt, gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e me dhimbje të pafundme, e gjithë Kosova ka dhënë shembullin e një solidariteti të paparë njerëzor dhe ka dëshmuar absolutisht trajtën më të thellë të bashkëndjenjes kombëtare.
Solidariteti e mbështetja e Kosovës kësaj radhe mbeten frymëzues përtej asaj çka mund ta shprehë rëndom gjuha.” /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit














