Kosova
Ansambli “Shota”, koncert humanitar në TKK për familjen Abazi
Ansambli “Shota” të shtunën do të mbajë një koncert humanitar në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe të ardhurat nga kjo ngjarje do të dedikohen për familjen Abazi.
Vëllezërit Shemsedin e Isa Abazi kanë vdekur ditë më parë në tërmetin që goditi Shqipërinë, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në Facebook, Shefqet Gjocaj nga ky ansambël ka bërë të ditur se çmimi i biletës për këtë koncert është 5 euro.
“Meqenëse për shkak të pasojave tragjike të tërmetit të 26 nëntorit, në Shqipëri, kishim anuluar Koncertin Premierë të Ansamblit, i planifikuar të mbahej më 27 nëntor, kemi vendosur që të njëjtin ta mbajmë më 7 dhjetor (ditë e shtunë) dhe do të ketë karakter humanitar. Respektivisht, të gjitha mjetet që do të grumbullohen nga shitja e biletave, do t’i dedikohen familjes Abazi nga Livoçi i Ulët i Gjilanit, e cila humbi dy anëtarë të familjes në këtë fatkeqësi. Ftojmë të gjithë dashamirët e ansamblit dhe njerëzit e vullnetit të mirë që të vijnë në koncert dhe të japin kontributin e tyre në këtë akt humanitar”, ka shkruar Gjocaj në Facebook.
Ai ka shtuar se “biletat shiten në sportelin e TKK-së, nga dita e premte (06.12.2019). Çmimi i biletës është 5 euro”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike












