Lajme
Zbulohet shifra që kërkon Werderi për Rashicën
Milot Rashica e tregoi në sezonin e kaluar se mund të kthehej në një lojtar të rëndësishëm për Werder Bremen. Këtë, sulmuesi e ka vërtetuar në sezonin aktual teksa ka një vazhdimësi të rëndësishme në fushën e lojës, duke ndihmuar jashtëzakonisht skuadrën e tij me gola.
Ndërkohë, ishte vendimtar në ndeshjen e fundit të kampionatit ku shënoi dy gola, teksa një prej golave ishte edhe më vendimtar teksa i dha fitoren skuadrës së tij. Kështu, Rashica ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane të cilat kërkojnë të kenë në organikë cilësitë e shqiptarit.
Megjithatë, Werderi është duke i paraprirë situatës dhe bën të qartë se nuk e lejon të largohet për një shumë më inferiore se 40 deri në 50 milionë euro. 23-vjeçari është në kontratë me gjermanët deri në vitin 2022 dhe për momentin bisedimet për rinovimin kanë ngecur në vend. Ndërkaq, nëse Rashica largohet këtë do ta bëjë vetëm për një klub që bën pjesë në Champions League, shkruan insporti, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane















